Vritet në Liban edhe një politikan antisirian
20 Shtator 2007Reklamë
undefined
Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në Liban humbi jetën si pasojë e një atentati një deputet i shumicës qeveritare anti-siriane. Sipas të dhënave të ndryshme, përveç politikanit Antonie Ghanem, në sulmin me autobombë të kryer të martën janë vrarë pesë, përkatësisht shtatë njerëz të tjerë. Ghanem është politikani i tetë me qëndrim antisirian që bie viktimë e një atentati që prej vitit 2005. Kryeministri Fuad Siniora i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndihmojë për ndriçimin e rastit. Sulmi u dënua ashpër nga bashkësia ndërkombëtare, edhe Siria foli për një akt kriminal.